“Patosi ka histori dhe identitet”/ Banorët kundërshtojnë bashkimin me Fierin
FOTO PATOS- Propozimi për bashkimin e Patosit me Bashkinë Fier ka hasur kundërshtim të fortë gjatë dëgjesës publike të zhvilluar këtë të mërkurë, ku qytetarë, këshilltarë bashkiakë dhe përfaqësues të grupeve të nteresit shprehën qëndrimin kundër ndryshimit të statusit të bashkisë. Në qendër të diskutimeve ishte reforma e re administrative-territoriale dhe ndikimi që bashkimi i propozuar mund të ketë në funksionimin e pushtetit vendor dhe komunitetin e Patosit. Kryetari i Këshillit Bashkiak Armand Ahmetaj hapi dëgjesën duke u kërkuar pjesëmarrësve që diskutimi të përqendrohej te reforma territoriale. “Do t’u lutesha të gjithë pjesëmarrësve që të mos dalin nga tema. Duhet të fokusohemi vetëm te tema për të cilën jemi këtu. Dua të falënderoj të gjithë zërat e këtij komuniteti që kanë qenë shumë aktivë në debatin...
Burimi:
zeri.ai