Pasuria e Elon Musk rritet me 65 miliardë dollarë në një ditë
Pas një rritjeje të fortë në tregje, pasuria e Elon Musk ka kaluar sërish shifrën e 1 trilion dollarëve. Sipas Bloomberg Billionaires Index, më 5 tetor pasuria e sipërmarrësit amerikan arriti në rreth 1.040 miliardë dollarë, duke u rritur me 65 miliardë dollarë brenda një dite. Rritja është nxitur kryesisht nga performanca e SpaceX dhe Tesla, kompanitë ku Musk ka pjesën më të madhe të pasurisë së tij. Aksionet e SpaceX janë rritur me rreth 13% që nga fillimi i tetorit, ndërsa Tesla ka regjistruar një rritje prej 6,7%. Ky është rikthimi i parë i Musk mbi pragun e 1 trilion dollarëve pas rreth tre muajsh. Ai ishte bërë personi i parë në botë që arrinte këtë nivel në qershor, pas rritjes së fortë të...
Burimi:
kohajone.com