Pastrim parash e korrupsion/ SPAK zgjeron hetimiet për ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni
Vlora Hyseni TIRANË-Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar akuza të reja për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, e cla ndodhet nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Raportohet se Hyseni po hetohet për “pastrim parash” dhe “korrupsion”, akuza të cilat rëndojnë më shumë pozitën e saj. SPAK po verifikon një transfertë në një kompani ku është i punësuar vëllai i Vlora Hysenit, Izet Dingler. Ndërkohë po verifikohen edhe disa listpagesa që janë gjetur në zyrën e 'EATABACCO' të Ergys Agasit. Akuzat e reja vijnë në kuadër të hetimeve të dosjes së AKSHI-t, ku ajo dyshohet për përfshirje në veprimtari që lidhen me biznesmenin Ergys Agasi. Hyseni akuzohet se i ka ofruar ndihmë Ergys Agasit gjatë kohës që ai ishte në arrati. Ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror...
Burimi:
zeri.ai