‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë
Kosto e jetesës për familjet shqiptare shënoi rritje të ndjeshme gjatë muajit të kaluar, teksa inflacioni u përshpejtua në 3,4 % nga 2,3 % që ishte në Tetor të vitit të kaluar. Ky është niveli më i lartë i inflacionit që nga janari i vitit 2024. Sipas të dhënave zyrtare nga raporti i fundit i INSTAT, çmimet e konsumit pësuan një rritje prej 0,5 % vetëm brenda një muaji, krahasuar me shtatorin 2026. Shtytësi kryesor i këtij shtrenjtimi ishte sërish shporta ushqimore. Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” dha ndikimin më të madh në rritjen vjetore me +1,36 pikë përqindje, i ndjekur nga grupi i “Transportit” me +0,73 pikë përqindje dhe kostot e banesës (qira, ujë, energji, gaz) me +0,56 pikë përqindje. Në terma vjetorë, çmimet...
Burimi:
gijotina.com