Pasi spastroi banorët e Kolonjës, Fortis Construction merr leje për parqe diellore në Klos dhe Vaun e Dejës
Pas parkut fotovoltaik 62 megavat në Taç të Kolonjës, kompania turke Fortis Energy & Construction ka marrë lejen e ndërtimit për një tjetër park po me këto përmasa. Këtë herë në veri të vendit. Në mbledhjen e 17 korrikut të këtij viti, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe ujit miratoi lejen për një park fotovoltaik me kapacitet 62 megavat në Bashkinë Klos për llogari të Fortis Construction. Kompania turke, e cila mbiu në Shqipëri nga hiçi, tashmë është shndërruar në një nga lojtarët më agresivë në tregun e energjisë diellore. Në fillim të vitit 2024 ajo mori mbi 30 hektarë toka me qira qesharake nga Bashkia e Vaut të Dejës, përmes një ankandi pa garë. Oferta e Fortis ishte e vetmja në katër lotet e ankandit...
Burimi:
sot.com.al