Pasi i goditi me raketa, Khamenei ndez Rajonin: Të bashkohemi, armiku i vërtetë është Amerika dhe Izraeli

Pasi i goditi me raketa, Khamenei ndez Rajonin: Të bashkohemi, armiku i vërtetë është Amerika dhe Izraeli

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u ka bërë thirrje vendeve të Gjirit Persik të forcojnë bashkëpunimin dhe të bashkohen përballë asaj që ai e cilëson si kërcënim nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Në një mesazh të publikuar në Telegram me rastin e përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed, Khamenei kërkoi unitet politik dhe fetar mes vendeve myslimane, duke paralajmëruar se përçarjet mund të shfrytëzohen nga kundërshtarët e tyre. Sipas tij, vendet e rajonit duhet të rrisin bashkëpunimin jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në ekonomi, shkencë dhe zhvillim. “Uniteti mysliman përballë ateizmit global është një strategji kuranore”, deklaroi Khamenei, duke u bërë thirrje qeverive të Gjirit të identifikojnë, sipas tij, “armikun e vërtetë”. Apeli vjen në një periudhë të vështirë për Iranin,...