Pasi e katandisi shëndetësinë, Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres
Kanë nisur lëvizjet në qeverinë e Edi Ramës. Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka paraqitur dorëheqjen, vetëm rreth një vit pasi mori drejtimin e këtij dikasteri. Bëhet me dije se Sala e ka njoftuar vendimin gjatë mbledhjes së qeverisë, ku ka deklaruar se “do të vijojë projektet e saj akademike”. Largimi i Salës hap edhe pikëpyetjen nëse kjo do të jetë lëvizja e vetme brenda kabinetit të Edi Ramës. Deri tani, Kryeministria nuk ka njoftuar ndryshime të tjera dhe nuk ka të dhëna zyrtare për ministra të tjerë që mund të largohen. Dorëheqja vjen ndërkohë në një periudhë të ngarkuar politike për mazhorancën, pas protestave dhe përplasjeve politike që kanë shoqëruar qeverinë. Evis Sala mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë në shtator 2025, kur u...
Burimi:
gijotina.com