Pas Xhaferit dhe Martinit, Dispilina ndëshkon edhe Dajën

Pas Xhaferit dhe Martinit, Dispilina ndëshkon edhe Dajën

Vendimi nr. 3 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 02.09.2026 AF Elbasani, për mospërmbushje të përgjegjësive lidhur me rendin dhe sigurinë, për incidentet e ndodhura pas përfundimit të ndeshjes, si brenda ashtu edhe në afërsi të stadiumit, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Zyrtari i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet gjatë zhvillimit të veprimtarive sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundimin e dënimit. Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për shkelje të rregullave themelore...