PAS VUÇIÇIT, DORA E PADUKSHME DO RREZOJE RAMEN/ KIKIA: KA EUFORI POR NUK FUNKSIONON KESHTU
Gazetari Mentor Kikia komentoi analogjitë mes protestave të studentëve në Serbi dhe situatës politike në Shqipëri, duke theksuar se zhvillimet në Beograd nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht një skenar të ngjashëm në Tiranë. Kikia u shpreh se largimi i Aleksandar Vuçiçit nuk mund të merret si një tregues se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me kryeministrin Edi Rama. Sipas gazetarit, ideja se një lëvizje e madhe po rrëzon liderë në vende të ndryshme dhe se Shqipëria do të jetë rasti i radhës, është më tepër një formë euforie sesa një analizë e bazuar në realitetin politik. ‘Vuçiçi dhe Rama kanë udhëhequr në të njëjtën mënyrë dhe kanë pasur të njëjtën pakënaqësi popullore, dhe këtu u bë një lloj analogjie. Konspiracioni ynë është se një dorë...
Burimi:
ntv.al