PAS VENDIMIT TE HAGES NUK DO TE KETE ME PAQE NE KOSOVE/ Reagimi që bëri xhiron e mediave botërore

PAS VENDIMIT TE HAGES NUK DO TE KETE ME PAQE NE KOSOVE/ Reagimi që bëri xhiron e mediave botërore

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-komandantëve të tjerë të lartë të UÇK-së ka marrë vëmendje të gjerë në mediat ndërkombëtare. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall fajtor për katër akuza për krime lufte dhe u dënua me 25 vite burg. Në të njëjtin proces, Kadri Veseli u dënua me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite dhe Jakup Krasniqi me 25 vite burg. Gjykata, megjithatë, rrëzoi gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit, duke vlerësuar se Prokuroria nuk kishte provuar përtej standardit të kërkuar se krimet ishin pjesë e një sulmi të përhapur ose sistematik ndaj popullsisë civile. Sipas raportimeve të Reuters, gjykata konstatoi përgjegjësi individuale për vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm e arbitrar të personave...