Pas vendimit të gjykatës Administrative, thesari liron pagën e Gushtit për GJKKO dhe gjykatën e  Durrësit

Pas vendimit të gjykatës Administrative, thesari liron pagën e Gushtit për GJKKO dhe gjykatën e Durrësit

Nga Elton Qyno – Syri.net/ Pas vendimit të gjykatës administrative për marjen e masës së sigurimit më qëllim zhbllokimin e pagave të administratës gjyqësore, mesditën e sotme nga ana e Thesarit të Shtetit, është vendosur zhbllokimi i pagave për Gjykatën e Durrësit dhe Gjykatën e Posaçme. Listë pagesat janë zhbllokuar nga thesari për këto dy institucione. Ndërsa në ditët në vijim në gjykatën administrative, pritet të merren në shqyrtim kërkesat e tjera të bëra nga gjykatat dhe prokuroritë e rretheve. Kjo masë sigurimi është vetëm një sigurim padie që nënkupton se konflikti mes magjistratëve dhe ministrisë së Financave, nuk është zgjidhur plotësisht pasi çështja e gjykimit vijon në themel.