Pas vendimit në Hagë, protestuesit hedhin gurë drejt Qeverisë së Kosovës në Prishtinë

Pas vendimit në Hagë, protestuesit hedhin gurë drejt Qeverisë së Kosovës në Prishtinë

Disa qytetarë kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në qendër të Prishtinës, pas shpalljes së aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Protesta në Prishtinë vjen pas një tubimi të ngjashëm pranë selisë së EULEX-it, në zonën industriale të kryeqytetit, ku gjithashtu u hodhën gurë në drejtim të ndërtesës së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit. Të dyja protestat u zhvilluan pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Dhomat e Specializuara në Hagë i shpallën katër ish-krerët e UÇK-së fajtorë për një sërë veprash të krimeve të luftës dhe i dënuan me gjithsej 81 vite burgim. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,...