Pas tentativës të dështuar ndaj Christa Pike, ekzekutohet në burg 46-vjeçari i dënuari për vrasje në Teksas
Një i dënuar me vdekje u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës të mërkurën në mbrëmje në Teksas, duke shënuar ekzekutimin e parë në Shtetet e Bashkuara që nga tentativa e dështuar për ekzekutimin e Christa Pike javën e kaluar. Jamaal Howard, 46 vjeç, mori dozën vdekjeprurëse të pentobarbitalit në burgun shtetëror në Huntsville dhe u shpall i vdekur në orën 20:03 sipas orës lokale. Avokatët e Howard kishin kërkuar pezullimin e ekzekutimit, duke argumentuar se përdorimi i të njëjtit ilaç që ishte përdorur gjatë ekzekutimit të dështuar të Pike mund të paraqiste të njëjtat rreziqe. Ata pretenduan gjithashtu se furnizimi me pentobarbital në Teksas mund të ishte degraduar. Gjykatat i rrëzuan dy herë kërkesat për apel, ndërsa edhe Gjykata Supreme e SHBA-së refuzoi apelimin të mërkurën...
Burimi:
javanews.al