Pas takimit me ambasadorët, lëvizje në Reformën Zgjedhore, bashkëkryetarët thërrasin mbledhjen urgjente nesër
Pas takimit me ambasadorët, bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore kanë thirrur mbledhjen e radhës për ditën e nesërme, në orën 12:30. Mbledhja pritet të zhvillohet në një moment kur puna e komisionit është përballur me ngërç, pas kundërshtive të Partisë Demokratike në mbledhjen e fundit. Kujtojmë se javën që lamë pas Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri zhvilluan takime me ambasadorët e BE, OSCE etj.
Burimi:
javanews.al