Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë zbarkon në Raiffeisen Bank për hetim
Menjëherë pas incidentit të rëndë në bankën Raiffeisen, që preku llogaritë e mijëra qytetarëve, Banka e Shqipërisë ka zbarkuar për kontroll. Inspektorët e BSH janë aktualisht prezentë në Raiffeisen duke investiguar me detaje, mbi atë që ka ndodhur. Dyshimet e para janë për ndërhyrje, e cila ka ardhur për shkak të gabimit njerëzor, ndërkohë që nuk është përcaktuar ende nëse ndërhyrja ka qenë nga jashtë apo e brendshme. Sipas burimeve, ajo që ka ndodhur ka qenë një anomali në hedhjen e batch-it ditor të së dielës. Ky është një proces automatik që ekzekutohet gjatë natës për të përpunuar dhe përditësuar të gjitha transaksionet e grumbulluara gjatë ditës. Praktikisht incidenti ka prekur të gjitha transaksionet që qytetarët kanë bërë gjatë ditës së dielë, të cilat janë...
Burimi:
gijotina.com