Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vijon sot (1 tetor) turin e saj në Ballkanin Perëndimor me një vizitë në Kosovë, pas qëndrimit në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, von der Leyen pritet të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe me kryeministrin Albin Kurti. Sipas njoftimit për media, takimi me Haxhiun është parashikuar të nisë në orën 12:30, në ambientet e Presidencës së Kosovës. Në qendër të vizitës pritet të jenë perspektiva evropiane e Kosovës, hapat e mëtejshëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe mbështetja përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Vizita në Kosovë është pjesë e një turi rajonal të presidentes së Komisionit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Pas Prishtinës, von...
Burimi:
javanews.al