Pas propozimit të Kurtit për presidentin/ Hamza: Synon kontrollin e institucioneve kryesore të Kosovës
Bedri Hamza KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza ka refuzuar ofertën e fundit të kryeministrit Albin Kurti për të votuar ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale dhe më pas për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës. Kurti kishte propozuar që LVV-ja të mbështeste në lexim të dytë ndryshimet e kërkuara nga PDK-ja nëse kjo e fundit do të votonte një prej dy kandidatëve të propozuar nga partia në pushtet Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin për postin e presidentit. Por Hamza e ka cilësuar këtë propozim si të papranueshëm. Sipas tij çështja e ligjit për Gjykatën Speciale nuk mund të përdoret si kusht për zgjedhjen e kreut të shtetit. “Kjo temë po tentohet të shndërrohet në pazare të minutave të fundit. Qëllimi...
Burimi:
zeri.ai