Pas polemikave për Enver Hoxhën, kryebashkiakja e Lushnjës…fton Cllevion, reperi koncert falas

Pas polemikave për Enver Hoxhën, kryebashkiakja e Lushnjës…fton Cllevion, reperi koncert falas

eriselda sefa-kleviol ahmeti 'cllevio' LUSHNJË- Reperi i njohur, Kleviol Ahmeti, i njohur si "Cllevio" është pritur në një takim zyrtar nga kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa.  Përmes një postimi në rrjete sociale, Sefa shfaqet krah artistik, duke e vlerësuar atë si "këngëtarin e qytetit tonë". Sipas njoftimit të kryebashkiakes, në muajin tetor pritet të organizohet një koncert falas në Lushnjë, me iniciativën e Cllevios dhe me pjesëmarrjen e emrave të tjerë të njohur të muzikës shqiptare. "Me këngëtarin e qytetit tonë, reperin e talentuar Kleviol Ahmeti që njihet me emrin e artit Cllevio! Në tetor me iniciativën e tij do të kemi falas një koncert të madh muzikor në Lushnjë me prezencën e të tjerë emrave të njohur të muzikës sonë! Faleminderit Cllevio", shkruan...