No Image Available

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila do të zhvillohet më 14 nëntor. Përmes një kërkese zyrtarë të bërë sot më 10 nëntor, Veliaj i është drejtuar SPAK dhe sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi, ku i kërkon që ti garantohet pjesëmarrja fizike ose me videokonferencë nga ambientet e burgut. Në kërkesën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Veliaj kërkon të njoftohet zyrtarisht për orën, vendin dhe rendin e ditës së mbledhjes, si dhe për dokumentet që do të shqyrtohen. KERKESA Fier, më 10.11.2026 DREJTUAR: Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë Prokurorit të çështjes pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) PËR DIJENI: Drejtorisë së...