Pas Netflix, edhe Disney planifikon shkurtime të mëdha të stafit, synon uljen e kostove dhe rritjen e investimeve

Pas Netflix, edhe Disney planifikon shkurtime të mëdha të stafit, synon uljen e kostove dhe rritjen e investimeve

Disney po përgatitet për një raund të ardhshem të madh pushimesh nga puna, me diaa menaxherë që u është thënë të ulin shpenzimet me 20%, sipas Bloomberg News. Ky do të ishte raundi i katërt i shkurtimeve të vendeve të punës për vitin 2026, nën drejtimin e Josh D’Amaro, CEO i Disney, duke prekur kështu dhe numrin më të madh të stafit. Raporti i Bloomberg, i cili citoi burime anonime, tha se disa operacione të Disney “do të preken në mënyrë disproporcionale”, por nuk dha detaje se cilat zona do të pësonin më shumë nga shkurtimet. D’Amaro “synon të riinvestojë një pjesë të kursimeve në programe filmike dhe televizive, teknologji dhe parqe tematike dhe biznese anijesh turistike”, sipas raportit. Disney, sakaq, nuk pranoi të komentojë...