Pas ndërprerjes së fluturimeve në SHBA, Trump kërkon 30 miliardë dollarë për modernizimin e kontrollit ajror, ja çfarë pritet të ndryshojë
Pas ndërprerjes katërorëshe të trafikut ajror në Shtetet e Bashkuara, presidenti Donald Trump i ka kërkuar Senatit të miratojë një paketë financiare prej 30 miliardë dollarësh për modernizimin e sistemeve të kontrollit të fluturimeve. Sipas CNN, Trump ka zhvilluar një bisedë me senatorin Eric Schmitt, i cili në shtator prezantoi Aktin për Modernizimin e Qiejve, përmes të cilit kërkohet financimi i kësaj nisme. Ndërkohë, administrata amerikane i ka dërguar një letër drejtuesve të Senatit, duke kërkuar miratimin e menjëhershëm të paketës financiare. Letra është firmosur nga drejtori i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, Russ Vought, dhe Sekretari i Transportit, Sean Duffy. Kërkesa vjen në një moment kur infrastruktura e kontrollit të trafikut ajror në SHBA është vënë në qendër të vëmendjes, pas problemeve teknike që...
Burimi:
javanews.al