Pas më shumë se 20 vitesh bashkë, deputeti socialist humb bashkëshorten
Deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin, shkrimtari dhe eseisti Loer Kume, ka njoftuar ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij, Lorinës. Përmes një mesazhi të ndjerë, Kume ka ndarë lajmin me të afërmit, miqtë dhe personat që kanë njohur familjen e tyre. Ai e përshkruan Lorinën si bashkëudhëtaren e tij të jetës, gruan, shoqen dhe nënën e dy fëmijëve të tyre. Kume tregon se ata ishin njohur që në moshën 18-vjeçare dhe kishin ndarë së bashku më shumë se dy dekada jetë. Sipas tij, Lorina prej kohësh përballej me një sëmundje, ndërsa gjatë kësaj periudhe kishte treguar forcë dhe qëndrueshmëri. Në mesazhin e tij, Kume e përshkruan bashkëshorten me një varg rolesh dhe kujtimesh personale, duke shprehur dhimbjen për humbjen e saj. “Lorina, Lori, Lorushi,...
Burimi:
ntv.al