Pas Librazhdit edhe Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton propozimin e PS-së për Territorialen, PD bojkoton
Bashkia Durrës DURRËS-Durrësi është bërë vendi i dytë, i cili miraton projektvendimin për reformën e re territoriale të propozuar nga Partia Socialiste. Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi vetëm me votat e socialistëve projektligjin, ndërsa opozita u largua nga salla para procesit të votimit. Përfaqësuesit e opozitës dhe Partisë së Lirisë kanë kërkuar që në mbledhje të paraqitej edhe alternativa e propozuar nga Partia Demokratike. Ndërkohë disa këshilltarë socialistë dhe përfaqësues të partive aleate kërkuan rikthimin e Manzës dhe Sukthit në statusin e qytetit, duke kërkuar një riorganizim të statusit të këtyre njësive. Në përfundim, projektvendimi për reformën territoriale u miratua me 28 vota të këshilltarëve të majtë të pranishëm në sallë. Jashtë ambjenteve të Këshillit u zhvillua edhe një protestë nga banorët kundër projektit TID. Projekligji i PS...
Burimi:
zeri.ai