Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet për formimin e Qeverisë së re

Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet për formimin e Qeverisë së re

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re, pasi Lëvizja Vetëvendosje e propozoi zyrtarisht liderin e saj dhe kryeministrin në detyrë për këtë post. Hapi i radhës është që Kurti ta paraqesë përbërjen dhe programin e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës, ku do të kërkojë votimin për kabinetin e ri. LVV-ja ka thënë në të kaluarën se ka 62 vota, një më shumë se sa i duhen për formimin e Qeverisë së re. Nga to, 53 janë deputetë të LVV-së, ndërsa nëntë janë nga komunitetet joshumicë. Më herët gjatë ditës, pavarësisht mospjesëmarrjes së Partisë Demokratike të Kosovës në seancë dhe tërheqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares, procesi i konstituimit të Kuvendit u...