Pas kaosit në Kuvend, PS kërkon përjashtimin me 2 muaj të Nokës, Krekës e Këlliçit! 10 ditë për 14 deputetë të tjerë të PD
pamje nga seanca-kerkesa e ps TIRANË- Deputetët e Partisë Socialiste kërkojnë përjashtimin me 2 muaj nga Kuvendi për 20 deputetë të Partisë Demokratike, pas tensioneve dhe përplasjeve fizike në seancën plenare të kësaj të enjteje. Konkretisht, Grupi i PS kërkon përjashtimin me 60 ditë për Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Fidel Krekën, Edi Palokën, Besart Xhaferrin dhe Luçiano Boçin. Ndërkohë, PS kërkon përjashtimin me 10 ditë për 14 deputetë të tjerë: Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi. Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, PS argumenton se sjellja e deputetëve për të cilët kërkohet përjashtuimi, përbën shkelje të...
Burimi:
zeri.ai