Pas fitores ndaj Bjellorusisë, Shqipëria vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës. Ja kur do të bëhet nisja drejt San Marino

Pas fitores ndaj Bjellorusisë, Shqipëria vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës. Ja kur do të bëhet nisja drejt San Marino

Kombëtarja shqiptare ka vijuar sot përgatitjet në kuadër të ndeshjes së dytë të UEFA Nations League, pas sfidës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Air Albania”. Skuadra kuqezi zhvilloi një seancë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku programi i punës u përshtat sipas ngarkesës së secilit lojtar. Futbollistët që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Bjellorusisë zhvilluan një seancë rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e grupit vijoi me një program të plotë stërvitor, me ushtrime fizike dhe tekniko-taktike, si edhe punë me skema dhe situata të ndryshme të lojës. Kombëtarja do të zhvillojë nesër, në orën 11:00, stërvitjen zyrtare në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Pas përfundimit të seancës, skuadra do të udhëtojë drejt San Marinos, ku do të vijojë përgatitjet për...