Pas Dro Fernandez, Enrique përgatit “vjedhjen” tjetër të madhe te Barcelona

Pas Dro Fernandez, Enrique përgatit “vjedhjen” tjetër të madhe te Barcelona

6 Shtator 2026 20:02 Telesport Pasi transferoi Dro Fernandez për 10 milionë euro në merkaton e janarit të këtij viti, PSG po punon për një tjetër “vjedhje” te Barcelona, për merkaton e ardhshme në janar. El Nacional zbulon se Luis Enrique kërkon nga drejtuesit e klubit transferimin e Hamza Abdelkarim, i cili debutoi me Barcelonën këtë sezon në La Liga, por minutat i ka me pikatore. Enrique është plotësisht i bindur se Hamza do të jetë një nga numrat 9 më të mirë të dekadës së ardhshme, i aftë të arrijë nivelin e Zlatan Ibrahimovic, Robert Leëandoëski, Edinson Cavani apo Erling Haaland. Klauzola e largimit të 18-vjeçarit egjiptian është vetëm 15 milionë euro, një shifër që nuk përbën aspak problem për parizienët.