Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë
Ish-kryetarja e Parlamentit serb, Ana Brnabiç, ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentes në detyrë të Republikës së Serbisë, pas dorëheqjes së Aleksandar Vuçiç. Ceremonia e dorëzimit të detyrës u zhvillua këtë mëngjes në Pallatin Presidencial, ku Vuçiç i dorëzoi Brnabiç vulën dhe dokumentet shtetërore, duke i kaluar asaj përkohësisht funksionet e kreut të shtetit. Mandati i dytë dhe i fundit presidencial i Vuçiçit do të përfundonte normalisht në maj të vitit 2027. Megjithatë, presidenti dha dorëheqjen të dielën në mbrëmje, në kuadër të vendimit për të marrë pjesë si kandidat në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit. Sipas Kushtetutës së Serbisë, pas dorëheqjes së presidentit, zgjedhjet për kreun e ri të shtetit duhet të zhvillohen brenda 90 ditëve. Pak para largimit nga detyra, Vuçiç deklaroi se...
Burimi:
kohajone.com