Pas dënimit me 81 vjet burgim, Apeli mbetet shpresa për ish-krerët e UÇK-së

Pas dënimit me 81 vjet burgim, Apeli mbetet shpresa për ish-krerët e UÇK-së

Më 4 dhe 5 nëntor 2020, katër figura të skenës politike të Kosovës u arrestuan dhe u transferuan në Hagë: Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Krasniqi u ndalua më 4 nëntor. Një ditë më vonë, më 5 nëntor, në zyrat e EULEX-it u ndaluan Thaçi, Veseli dhe Selimi. Ky arrestim i ish-krerëve të UÇK-së shënoi nisjen e një procesi gjyqësor që vazhdon edhe sot në Gjykatën Speciale në Hagë, me dy afate kyçe gjatë nëntorit dhe grafite në Prishtinë në përvjetorin e gjashtë të ngjarjes. Po atë ditë, Thaçi njoftoi dorëheqjen nga posti i presidentit të Kosovës. Ai ishte informuar për konfirmimin e aktakuzës ndaj tij. Aktakuza ndaj katër ish-krerëve ishte konfirmuar më 26 tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të...