Pas bojkotimit nga Hollywood-i, Johnny Depp synon rikthimin e madh në ekran

Pas bojkotimit nga Hollywood-i, Johnny Depp synon rikthimin e madh në ekran

Pas disa vitesh polemikash, betejash gjyqësore dhe largimit nga disa prej produksioneve të mëdha të Hollywood-it, aktori Johnny Depp po përgatitet për një rikthim të rëndësishëm në kinematografi. Me filmin e ri “Ebenezer”, një përshtatje e veprës klasike të Charles Dickens, “A Christmas Carol”, aktori synon të rikthehet në qendër të vëmendjes së publikut dhe industrisë së filmit. Në këtë produksion të Paramount Pictures, Depp interpreton personazhin e Ebenezer Scrooge, një figurë e njohur letrare, historia e së cilës ndërtohet rreth pendimit, ndryshimit dhe mundësisë për një fillim të ri. Zgjedhja e këtij roli merr një kuptim të veçantë duke pasur parasysh historinë e fundit të aktorit dhe përpjekjet e tij për të rindërtuar karrierën. Rikthimi i Depp-it në një produksion të madh të Hollywood-it...