Grace Kelly, aktorja që la Hollywood-in për t’u bërë princeshë e Monakos

Grace Kelly, aktorja që la Hollywood-in për t’u bërë princeshë e Monakos

12 November, 2026 - 19:02 Grace Kelly, një nga aktoret më të njohura amerikane të viteve ’50, lindi më 12 nëntor 1929 në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara. Ajo u bë e njohur për rolet e saj në film, ndërsa karriera e saj u shënua me çmime dhe bashkëpunime me emra të rëndësishëm të kinematografisë. Kelly arriti suksesin e parë me filmin “High Noon” (1952), ku luajti përkrah Gary Cooper, ndërsa për rolin në “Mogambo” (1953) fitoi çmimin Golden Globe për aktoren më të mirë në rol dytësor. Në vitin 1955, ajo fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë, për interpretimin në filmin “The Country Girl”. Një pjesë e rëndësishme e karrierës së saj ishte edhe bashkëpunimi me regjisorin Alfred Hitchcock, duke luajtur në...