Pas bisedimeve në Abu Dhabi, të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë, takim me Putinin

Pas bisedimeve në Abu Dhabi, të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë, takim me Putinin

Të dërguarit specialë të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë mbërritur në Moskë, ku pritet të zhvillojnë një takim me presidentin rus Vladimir Putin. Vizita vjen një ditë pas përfundimit të bisedimeve mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të përpjekjeve amerikane për arritjen e një marrëveshjeje që t’i japë fund luftës. Lajmi u bë i ditur nga agjencitë ruse të lajmeve, sipas të cilave përfaqësuesit e Donald Trump u pritën në aeroportin Vnukovo, në periferi të kryeqytetit rus, nga Kirill Dmitriev, përfaqësues special i presidentit rus. Takimi me Putinin pritet të jetë një tjetër përpjekje diplomatike për të afruar qëndrimet e Moskës dhe Kievit, në një moment kur negociatat për paqen...