Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit
Burgu i Fierit zhvendos Erion Veliajn nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor që gjendet në të njëjtin burg. Burime pranë këtij burgu thanë për Top Channel se zhvendosja e Veliaj ndodhi mbas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Gjithashtu shkak është bërë edhe ankesa e kryebashiakut që pretendon se nuk u vlerësua gjendja e tij shëndetësore, sa kohë që ai ka dëmtime në këmbë që i ka marrë në burgun e Durrësit.
Burimi:
javanews.al