Pas 78 vjetësh punë, mjeshtri 96-vjeçar kërkon një muze për flotën e tij prej 450 anijesh të ndërtuara me shkrepëse
Për më shumë se shtatë dekada, Phillip Warren e ka shndërruar një material të zakonshëm si shkrepëset në modele të detajuara të anijeve luftarake. Tash, në moshën 96-vjeçare, ai shpreson që koleksioni i tij prej 450 anijesh të gjejë një hapësirë të përhershme ekspozimi, ku publiku të mund ta shohë nga afër punën e tij shumëvjeçare. Warren, nga Blandford në Dorset të Anglisë, nisi këtë pasion në vitin 1948, kur ishte vetëm 17 vjeç. Gjatë gjithë kësaj kohe ka ndërtuar gjithsej 544 modele anijesh, ndërsa koleksioni që ka ruajtur deri më sot përbëhet nga 450 prej tyre. Duke përdorur shkrepëse dhe kuti shkrepësesh, ai ka realizuar modele të disa anijeve të njohura të marinës britanike, përfshirë HMS Daring, HMS Ark Royal, HMS Belfast dhe HMS...
Burimi:
kultplus.com