Pas 16 vitesh heshtje, gruaja e Franc Konomit: Hotelin ia mori vëllai dhe ia shiti, edhe makinën ku dha shpirt

Pas 16 vitesh heshtje, gruaja e Franc Konomit: Hotelin ia mori vëllai dhe ia shiti, edhe makinën ku dha shpirt

foto ilustrim: franc konomi dhe gruaja e tij, rovena TIRANË- Vrasja e Franc Konomit, një prej ngjarjeve më të përfolura, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Pas 16 vitesh në heshtje, familjarët e të ndjerit Franc Konomi kanë vendosur të flasin publikisht për çështjen e pasurisë së trashëguar.  Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, me juristen Eni Çobani, bashkëshortja e Konomit, Rovena, ka rrëfyer historinë e saj dhe kërkon të drejtën mbi pronën që sipas saj, i takon si trashëgimtare. Këtu del në pah një konflikt i gjatë familjar, ndërsa bashkëshortja e tij, Rovena ka ngritur pretendime për hotelin e ndërtuar nga Franci dhe akuzon publikisht kunatin e saj, Adin. Ky i fundit, sipas rrëfimit të saj, pas vdekjes së Francit, e ka përvetësuar dhe shitur hotelin....