Pas 14 vitesh, rikthehet Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, 220 vepra në garë

Pas 14 vitesh, rikthehet Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, 220 vepra në garë

4 September, 2026 - 18:30 Pas 14 vitesh mungesë, Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar është rikthyer në Tiranë, duke hapur edicionin e 14-të të tij dhe duke mbledhur rreth 220 vepra filmike, të prodhuara nga viti 2012 deri më sot. Festivali zhvillohet nga 3 deri më 12 shtator, në katër hapësira të kryeqytetit: Universitetin e Arteve, Kinemanë Agimi, Piramidën e Tiranës dhe “Film Zone” në sheshin “Nënë Tereza”. Ceremonia e hapjes u zhvillua në sheshin e Universitetit të Arteve dhe u moderua nga Pandi Laço dhe Marsela Çibiku. Në këtë edicion, filmat do të vlerësohen përmes Jurisë Zyrtare, Akademisë së Filmit dhe votës së publikut. Për konkurrimin zyrtar, çdo regjisor ka përzgjedhur një film, ndërsa Akademia dhe publiku do të kenë mundësinë të vlerësojnë të...