Pas 14 vitesh, rikthehet Festivali i Filmit Shqiptar, “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” shpallet filmi më i mirë
Pas 14 vitesh mungesë, Festivali i Filmit Shqiptar është rikthyer në Tiranë, duke përmbyllur edicionin e tij me një mbrëmje gala ku u shpallën fituesit dhe u nderuan emrat më të spikatur të kinematografisë shqiptare. Për dhjetë ditë, nga 3 deri më 12 shtator, Tirana u shndërrua në një qendër të kinematografisë shqiptare, duke sjellë rreth 220 filma të prodhuar nga viti 2012 e deri më sot. Filmat u shfaqën në katër hapësira të ndryshme të kryeqytetit: Universitetin e Arteve, Kinemanë “Agimi”, Piramidën e Tiranës dhe “Film Zone” në sheshin “Nënë Tereza”. Mbrëmja gala shënoi kulmin e këtij rikthimi, me ndarjen e çmimeve për regjisorë, aktorë, producentë dhe krijues të tjerë të kinematografisë. Në ceremoni morën pjesë artistë, kineastë, regjisorë, aktorë, skenaristë dhe personalitete të...
Burimi:
kultplus.com