Pas 100 ditësh/ “Revolucioni i Flamingove” që po përballet me sfidën e së ardhmes
Është ora 23:00 e mbrëmjes së hënë, por qindra njerëz u mblodhën sërish përpara Kryeministrisë pas katër orëve protestë në ditën e 100-të jubilare të “Revolucionit të Flamingove” në Tiranë. Në protestën më të gjatë të tranzicionit shqiptar, mijëra qytetarë kërkojnë prej 3 muajsh dorëheqjen e qeverisë, mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshime thelbësore në mënyrën se si po drejtohet vendi. Disa gogësijnë të lodhur e gati për gjumë, ndërsa të tjerë, më energjikë, vazhdojnë të këndojnë. Një grup i tretë është angazhuar në biseda negociuese, në një përpjekje për të shuar fërkimet dhe konfliktet mes rrymave me bindje dhe ideologji të ndryshme. “Këtu janë të gjithë: ka komunistë, ka ambientalistë, ka nacionalistë, ka ekstremistë të djathtë, por duhet të qëndrojmë bashkë derisa ta rrëzojmë atë,”...
Burimi:
gijotina.com