Partitë shqiptare të Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi, krijohet “Koalicioni Shqiptar”

Partitë shqiptare të Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi, krijohet “Koalicioni Shqiptar”

Përfaqësuesit e partive shqiptare nga Lugina në jug të Serbisë priten në takim në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Tetë subjekte politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë të parashikuara për 25 tetor 2026. Marrëveshja për krijimin e “Koalicionit Shqiptar” është arritur në Prishtinë, në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në marrëveshje janë përfshirë Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja për Progres Demokratik, Lëvizja për Reforma, Alternativa për Luginën dhe Unioni Demokratik Shqiptar. Bashkimi në një listë të vetme synon një përfaqësim të përbashkët të shqiptarëve të Luginës në Kuvendin e Serbisë dhe koordinimin e subjekteve politike për zgjedhjet e ardhshme. Në deklaratën...