Partia e Punës hiqte antenat e televizorëve, Rama mbyll Instagramin!
Nga Petrit Vasili/ E pabesueshme, por e vërtetë. Rama dhe e gjithë banda e tij i është vërsulur rrjeteve sociale duke mbyllur qindra adresa, që kritikojnë qeverinë. Partia e Punës para viteve ’90 i vërsulej çdo antene televizori në taracat dhe çatitë e pallateve, në mënyrë që shqiptarët të mos shikonin dot televizionet e huaja dhe të kuptonin se në çfarë mizerjeje ekonomike dhe demokratike jetonin. Sot Edi Rama është kthyer në këto kohëra të zeza të diktaturës dhe kërkon të gjejë shpëtim duke mbyllur qindra adresa në Instagram, TikTok apo FB. Këto veprime e tregojnë qartë sa i dobët, fals dhe qesharak është bërë Edi Rama. Sot ai përfaqëson kryeministrin më primitiv dhe të talebanizuar të Europës. Edi Rama ngjan sot me komandantët talebanë,...
Burimi:
syri.net