Partia e Melonit publikon ‘sukseset’ e qeverisë: Marrëveshja me Shqipërinë, 5.620 riatdhesime deri më 26 gusht
Nga Alba Kepi/ Fratelli d’Italia publikon bilancin e qeverisë Meloni dhe e përfshin protokollin me Shqipërinë në strategjinë për uljen e migracionit të parregullt dhe rritjen e riatdhesimeve Partia e kryeministres italiane Giorgia Meloni, Fratelli d’Italia, ka publikuar një dokument përmbledhës me 28 faqe mbi rezultatet që i atribuon qeverisë gjatë periudhës në pushtet, duke veçuar edhe politikën e migracionit dhe bashkëpunimin me Shqipërinë. Në dokumentin e publikuar politika migratore paraqitet nën mesazhin “Meno sbarchi, più rimpatri” – “Më pak zbarkime, më shumë riatdhesime”. Në këtë kuadër, Fratelli d’Italia rendit disa nga masat që, sipas saj, kanë sjellë uljen e mbërritjeve të migrantëve në Itali dhe rritjen e riatdhesimeve. Sipas të dhënave të paraqitura në dokument, në shtatë muajt e parë të vitit 2026 në...
Burimi:
syri.net