“Parlamenti të luajë rol të rëndësishëm në procesin e integrimit”- Zbulohen kërkesat e ambasadores së BE-së gjatë takimit me Peleshin
Burime mediatike bëjnë me dije se në takimin me kryetarin e Kuvendit, Ambasadorja e BE ka kërkuar që Parlamenti të luajë rol të rëndësishëm në procesin e integrimit. Gjithashtu të punohet për konsensus politik, sidomos për sa i përket dy reformave të rëndësishme, Zgjedhorja dhe Territorialja. Ditën e djeshme, ambasadorja zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama. Ky ishte diskutimi i saj i parë me kreun e qeverisë shqiptare, ndërsa paraqiti letrat kredenciale në 2 shtator te Presidenti Bajram Begaj.
Burimi:
javanews.al