Parku “Dua të Luaj” në Elbasan drejt hapjes, 22 mijë m² hapësirë e gjelbër për të gjitha moshat

Parku “Dua të Luaj” në Elbasan drejt hapjes, 22 mijë m² hapësirë e gjelbër për të gjitha moshat

Parku multifunksional “Dua të Luaj” në Elbasan është gati dhe shumë shpejt do të jetë i aksesueshëm për qytetarët, duke sjellë një hapësirë të re rekreative, sportive dhe të gjelbër në qytet. I shtrirë në rreth 22 mijë metra katrorë, parku është konceptuar si një hapësirë për të gjitha grupmoshat, ku sporti, argëtimi dhe qëndrimi në natyrë ndërthuren në një mjedis të përbashkët për komunitetin. Parku përfshin fusha të ndryshme sportive, pista për vrapim dhe biçikleta, kënde lojërash për fëmijët, hapësira të gjelbra dhe ambiente rekreative.Kompleksi përfshin edhe terrene për futboll, basketboll, tenis dhe padel, ndërsa pista e vrapimit është rreth 430 metra e gjatë. Një tjetër element i rëndësishëm është krijimi i hapësirave për pushim dhe rekreacion, duke e bërë parkun një destinacion jo...