Parkim me pagesë nga 5 tetori në Durrës, ja sa do të paguajnë qytetarët dhe çfarë përfitojnë rezidentët
Nga 5 tetori, parkimi me pagesë hyn në fuqi në rrugët dhe sheshet publike të Durrësit. Bashkia ka përcaktuar zonat, tarifat dhe oraret, ndërsa nënkryetari Gentian Kallmi ka dhënë sot detajet e skemës së re. Parkimi do të ndahet në dy zona. Në Zonën A tarifa është 100 lekë në orë, ndërsa në Zonën B 40 lekë në orë. Gjatë periudhës 1 tetor-31 maj, pagesa do të aplikohet nga e hëna në të premte, nga ora 08:00 deri në 16:00. Pas orës 16:00, si edhe të shtunën dhe të dielën, parkimi në rrugë do të jetë pa pagesë. Ndërsa në sezonin veror, nga 1 qershori deri më 30 shtator, parkimi me pagesë do të zbatohet çdo ditë, nga ora 08:00 deri në 20:00. Një kategori...
Burimi:
kohajone.com