Parashikimi: E premte me mot të kthjellët dhe erëra veriore
Dita e premte do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në vend. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira kalimtare të pranishme në disa zona të ndryshme. Era do të fryjë nga kuadrati verior, me shpejtësi mesatare deri në 8 metra në sekondë. Në zonat detare, valëzimi pritet të jetë i ulët, i forcës 1-2 ballë.
Burimi:
kohajone.com