Paralajmërimi i OKB: El Ninjo mund të jetë më i fuqishmi në dekada –

Paralajmërimi i OKB: El Ninjo mund të jetë më i fuqishmi në dekada –

El Ninjo pritet të jetë më i fuqishmi që nga nisja e monitorimit katër dekada më parë, paralajmëroi të enjten agjencia e Kombeve të Bashkuara për klimën, teksa shefi i OKB-së tha se bota ndodhet në “zonën e rrezikut të motit ekstrem”. Fenomeni klimatik pritet të bëhet “shumë i fuqishëm” në muajt e ardhshëm dhe me siguri do të vazhdojë deri në shkurt, tha Organizata Botërore Meteorologjike (WMO). “Nëse kjo trajektore vazhdon, mund të jetë më i fuqishëm se çdo El Ninjo tjetër që nga fillimi i monitorimit tonë”, u tha gazetarëve në Gjenevë shefja e WMO-së, Celeste Saulo. El Ninjo do të arrijë kulmin nga fundi i këtij viti, megjithëse ndikimet e tij pasuese në klimë do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2027, tha...