PARALAJMERIMI I FORTE PER BALLKANIN: GJITHÇKA PO SHKON DREJT NJË PËRPLASJEJE

PARALAJMERIMI I FORTE PER BALLKANIN: GJITHÇKA PO SHKON DREJT NJË PËRPLASJEJE

Tensionet nacionaliste po rikthehen në Ballkan, ndërsa zhvillimet e fundit në Serbi, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë po shtojnë shqetësimet për stabilitetin e rajonit. Varrimi gjysmëzyrtar në Beograd i kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiç ka rikthyer në vëmendje plagët e luftërave të viteve ’90 dhe ka tensionuar më tej marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bosnjës. “Politika e errët po e përndjek përsëri Ballkanin”, shkruan ish-kryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, në një analizë për Project Syndicate. Sipas Bildt, situata komplikohet edhe nga dobësimi i angazhimit ndërkombëtar. “Më parë Evropa dhe Shtetet e Bashkuara ishin kryesisht të unifikuara në mbështetjen e tyre për procesin politik në Bosnje. Tani kjo nuk është më kështu”, argumenton ai. Në Bosnje, zgjedhjet e tetorit dhe përplasjet mes forcave nacionaliste...