PARADOKSI/ Të rinjtë po ikin nga Shqipëria, por dhe ata që mbeten nuk po përshtaten me tregun
Shqipëria po humbet me shpejtësi popullsinë e re, por paradoksi është se edhe të rinjtë që zgjedhin të qëndrojnë po përballen gjithnjë e më shumë me papunësinë. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë një përkeqësim të ndjeshëm të situatës së grup-moshës 15-29 vjeç. Kjo situatë bie në kontrast të fortë me pjesën tjetër të tregut të punës. Ndërsa numri i përgjithshëm i të papunëve në Shqipëri është ulur me 4.2%, te të rinjtë tendenca ka qenë krejt e kundërt. Ekspertët e tregut të punës e lidhin këtë problem edhe me mospërputhjen mes arsimit dhe nevojave të biznesit. Shqipëria ka tepricë të të diplomuarve në disa degë tradicionale, ndërsa tregu kërkon më shumë specialistë në teknologji, profesione teknike dhe zanate të specializuara. Në këto kushte,...
Burimi:
ntv.al