Para Parlamentit dhe Kryeministrisë/ Sot dita e 128 e revoltës qytetare: Asgjë nuk na ndal deri në largimin e kësaj bande kriminale

Para Parlamentit dhe Kryeministrisë/ Sot dita e 128 e revoltës qytetare: Asgjë nuk na ndal deri në largimin e kësaj bande kriminale

Protesta e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon edhe këtë të hënë, duke hyrë në ditën e 128-të radhazi. Pas më shumë se katër muajsh tubime të përditshme, protestuesit pritet të mblidhen sërish në qendër të Tiranës, duke vijuar aksionin e nisur prej muajsh me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ashtu si në protestat e ditëve të fundit, qytetarët pritet të organizohen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë. Krahas largimit të Ramës, ndër kërkesat e artikuluara nga protestuesit janë krijimi i një qeverie teknike tranzitore dhe ndryshime në sistemin politik. Protesta e 128-të vjen një ditë pas tubimit të së dielës, kur qytetarë dhe aktivistë marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, nën thirrjet “Rama jep...