No Image Available

PAQJA NE TAVOLINE LEVIZ KUFIJTE/ TRUMP: UKRAINA NE HARTE DO KETE NJE FORME TJETER

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, la të kuptohet se territori i Ukrainës mund të pësojë ndryshime në kuadër të një marrëveshjeje të ardhshme me Rusinë, vetëm pak ditë përpara zhvillimit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-ja mes Kievit dhe Moskës në Abu Dhabi. “Besoj se do ta arrijmë marrëveshjen dhe se kjo do të ndodhë. Në fund, Ukraina do të ketë një formë paksa të ndryshme”, deklaroi Trump në një intervistë për emisionin “60 Minutes” të televizionit CBS, të publikuar të hënën. Deklaratat e tij vijnë në prag të negociatave trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, të planifikuara për datat 10–11 nëntor në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Trump u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje,...